E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimi i KE: Të hiqen vizat për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës Komisionerja evropiane Cecilia Malmstrom

Komisionin Evropian propozoi sot heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Lajmi është dhënë nga komisionerja evropiane Cecilia Malmstrom. Në një komunikim për mediat nga Bruksel, ajo tha se “është e lumtur të informoj se KE miratoi rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë. Sipas saj, propozimi i sotëm është rezultat i një pune të vështirë dhe intensive për autoritete dhe popujt e këtyre vendeve në arritjen e kritereve. “Jam e sigurt se të dy vendet, duke u bazuar në rezultatet e mira që tashmë kanë paraqitur, do të jenë në gjendje të plotësojnë dhe kriteret e mbetura në kohën e duhur që të lejojnë më pas Parlamentin Evropian dhe Këshillimin e Ministrave të BE-së të japin dritën jeshile për këtë propozim, sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Malmstrom.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›