E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Propozimi i Ramës për emërimin e Ballës në Presidencë, pritet vendimi i Begajt

Presidenti Bajram Begaj ka marrë propozimin e Kryeministrit Edi Rama mbi emërimin e Taulant Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.

“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, njofton Presidenca.

Kryeministria ka dorëzuar këtë të hënë (10 korrik) tek Presidenti i Republikës propozimet për shkarkim të Bledi Çuçit dhe emërim të Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm.

Duke u bazuar  në përcaktimet ligjore të Kushtetutës, përgjigjja nga Presidenca do të duhet të kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet Parlamentit të shqyrtojë dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›