E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mblidhet grupi parlamentar i PS, kërkesa e SPAK për Arben Ahmetaj kryefjalë e diskutimeve

Partia Socialiste po zhvillon në vilën 30 mbledhjen e grupit parlamentar. Në fokus të mbledhjes, mësohet se do të jetë kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

SPAK depozitoi këtë të hënë (10 korrik) në Kuvend kërkesën për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetajt.

SPAK regjistroi procedim penal ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj për 4 vepra penale ndaj tij, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, nuk do të lihet jashtë fokusit edhe emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme dhe shkarkimi i Bledi Çuçit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›