Propozimi i qeverisë për të huajt që jetojnë në Shqipëri: Nëse i lindin fëmijët këtu, marrin shtetësi!
"Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët janë rezident të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve."
Ky është përkufizimi i Nenit 1 në ligjin nr.113/2020, “Për Shtetësinë”, të cilin qeveria shqiptare e ka hedhur për konsultim që prej 31 Marsit 2021.
Nëse miratohet, ky propozim do të ofrojë lehtësira të mëdha për të gjithë shtetasit e huaj, të cilët janë rezident të ligjshëm në Shqipëri, dhe për fëmijët që ata do të sjellin në jetë në vendin tonë. Por jo vetëm kaq.
Neni 4 i të njëjtit ligj, gjithmonë sipas propozimit, ofron lehtësira dhe për fëmijët e shtetasve të huaj që janë rezident të ligjshëm në Shqipëri. Nëse ata kanë lindur në një shtet tjetër, por aktualisht jetojnë këtu dhe janë nën 18 vjeç, mund ta marrin shtetësinë me pëlqim të prindërve të tyre apo kujdestarit ligjor.
"Për shtetasin e huaj që nuk ka mbushur moshën 18 vjeç, shtetësia shqiptare sipas pikës 1 të këtij neni, mund të fitohet vetëm me pëlqimin e të dy prindërve, ose kujdestarit ligjor”.
Propozimi i Qeverise shqiptare per Shtetesine
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
