E Diel, 1 Nëntor 2026

Përndiqte një 17-vjeçare për rreth një vit, arrestohet i riu në Elbasan

Përndiqte një 17-vjeçare për rreth një vit,

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi për një vit përndiqte një vajzë të mitur.

Ka qenë vetë vajzë 17 vjeçe që ka kallëzuar në polici se një person po e përndiqte prej disa kohësh. Policia ka brë të mundur arrestimin e Mikel Rexhepit 24 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Përndoqi në rrugë, për 1 vit, një 17-vjeçare, pas kallëzimit të saj në Polici, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi shtetasit M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›