Pista e re mbi vdekjen e kenianes, dyshohet se 22-vjeçarja i dha informacion një lojtari të kazinosë që fitoi miliona
Vijojnë hetimet për vdekjen e kenianes, Joy Ayoko dhe Porkuroria dhe Policia kanë ngritur një tjetër pistë.
Dyshohet se 22-vjeçarja e cila punonte në kazino, i ka dhënë informacione për lojën një lojtari, i cili nga ky avantazh ka fituar një shumë të madhe parash. Manovrat të kenianes në lojë dyshohet se janë zbuluar nga stafi i kazinos dhe kjo mund të ketë çuar në dhunën barbare ndaj kenines që çoi dhe në vdekjen e saj.
Pritet që në lidhje me këtë ngjarje të merret në pyetje edhe lojtari që fitoi shumën e madhe të parave.
Kujtojmë që disa ditë në parë u njoftua se policia arriti të hapte telefonin e kenianes. Pas më shumë se 8 muajsh telefoni i shtetases keniane që gjeti vdekjen pas dhunimit në Tiranë Joy Ayoko u zbërthyer, duke ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë përftuar biseda me interes, ku mes tyre është edhe komunikimi i kenianes Joy me shtetasin Rodi Braçi, shoferin e kazinosë ku ajo punonte.
Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar. Prej disa muajsh ajo qëndroi në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës por më pas u nis drejt vendit të lindjes ku edhe ndërroi jetë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
