E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Propozimi për referendum, në përputhje me Kushtetutën”

30-01-2013 / Gazeta 55

Konstitucionalisi Çlirim Gjata, ish-kryetar i KQZ-s

Propozimi i Kryeministrit Sali Berisha në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” për të diskutuar mbi mundësinë e një referendumi për 3 ligjet që Komisioni Europian kërkon që të votohen në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në BE, ka hapur një debat të gjerë mes ekspertëve të legjislacionit në vend.
Konstitucionalisti Çlirim Gjata, ish-kryetar i KQZ-së, shprehet se, “duke qenë se ligje nuk po miratohen në Parlament për shkak se opozita nuk jep votat e saja (duhen 3/5, ose 84 vota, si minimum, për t’u miratuar këto ligje), pra nuk po jep konsensusin, duhen kërkuar rrugë të tjera për miratimin e tyre”.
Konstitucionalisti Gjata u shpreh se, “mungesa e konsensusit nga ana e opozitës nuk vjen për shkak të përmbajtjes së papranueshme të këtyre ligjeve, se po të ishte e tillë do të debatohej shumë profesionalisht dhe tepër teknikisht për këto ligje, por për shkaqe që nuk kanë lidhje me vetë ligjet dhe as me problemin e statusit të vendit, shkaqe që gjithsesi nuk janë pranuar as nga faktori politik e intelektual vendas dhe as nga ai ndërkombëtar”.
Atëherë, shton Gjata, “i ndodhur pa rrugëzgjidhje në mjetet politike-parlamentare, me të drejtë Kryeministri i drejtohet popullit (bëhet fjalë për realizimin e një misioni historik kombëtar, futjen e vendit në Europë). Jo më kot përmenda rëndësinë që kanë këto ligje si standarde të kërkuara nga BE për plotësim. Sepse në vetvete ligjet mund edhe të liheshin edhe për më vonë. Nuk miratohen në parlament dhe nuk ndodh asgjë. Këto nuk janë ligje që mund të sjellin tronditje politike, si rrezikim të qeverisë apo zgjedhje të parakohshme, që duhen miratuar me çdo kusht. Nuk e kanë këtë fuqi, janë thjesht ligje organike. Në fund të fundit, nuk është se ka ndonjë boshllëk të madh - ligji për Gjykatën e Lartë është, Rregullorja e Parlamentit është, ligji për administratën civile ekziston, por ndryshimet e tyre kërkohen si përmirësime në standardet përafruese me Europën e Bashkuar. Prandaj duke u ndeshur me një mungesë arsyetimi dhe logjike, e cila në këtë rast do t’i shërbente vendit dhe jo partive e as qeverisë (e theksova, nuk rrëzohet Kryeministri nga mos votimi këtyre ligjeve dhe as nuk qëndron në pushtet, po u votuan këto), kërkohen me të drejtë rrugë të tjera. Dhe rruga e vetme, pas parlamentit, është rruga popullore d. m. th.:, referendare”.
Sipas konstitucionalistit Gjata, “kjo gjen plotësisht mbështetje edhe në Kushtetutë. Dhe konkretisht në Pjesën e Njëmbëdhjetë – Referendumi – Neni 150, pika 2 të Kushtetutës”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›