Propozohet masa ekstreme, jo më fundjavë për grekët
Donatorët sugjerojnë kthimin e javës së punës me gjashtë ditë dhe orare më të gjata
Kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë kanë sugjeruar që ky vend të ndërmarrë masa shtesë për zgjidhjen e problemeve ekonomike, duke përfshirë zgjatjen e orarit të punës për sektorin publik e privat dhe rikthimin e javës me gjashtë ditë punë dhe vetëm një ditë pushim.
Propozimet janë pjesë e një pakete që synon të liberalizojë tregun e punës dhe të rrisë të ardhurat e qeverisë. Ato janë shkruar në një dokument që ra në dorën e BBC.
Inspektorët e BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Europiane, të njohur si Trojka, pritet të vizitojnë Athinën këtë javë. Ata do të shkruajnë një raport brenda tetorit, në bazë të së cilit do të vendoset nëse Greqia do të marrë këstin e radhës të fondeve të shpëtimit.
Greqia ka nevojë për 31.5 miliardë euro të tjera me qëllim që të shlyejë borxhet që maturohen. Në propozimet e trojkës përfshihen edhe masa të tjera si: vendosja e një page minimale të njësuar; liberalizimi i orareve të fundit, vendosjen e orarit minimal të pushimit ditor prej 11 orësh etj.
Ndërkohë, dje, ministri i Financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, deklaroi se nuk do të ketë një paketë të re ndihmash për Greqinë, por këmbënguli se ky vend do të vijojë të mbetet pjesë e eurozonës.
Kostot që kemi me Greqinë sakaq janë shumë të larta dhe për rrjedhojë ne nuk mund të kemi një program të ri, deklaroi ai. Greqisë i është dhënë 110 miliardë euro ndihma në masë 2010 dhe 130 miliardë të tjera në tetor 2011, ndërsa i janë falur 100 miliardë euro borxhe.
Propozohet masa ekstreme, jo më fundjavë për grekët burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip