E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton e "zhgënjyer" me Rusinë e Kinën

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara janë të “zhgënjyera” nga refuzimi i Kinës dhe Rusisë për t'u bashkuar me SHBA-në dhe aleatët e saj në miratimin e sanksioneve të ashpra të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit të Sirisë.

Clinton iu tha gazetarëve të mërkurën gjatë një vizite në Pekin se “ne jemi të zhgënjyer me veprimet e Rusisë dhe Kinës, për shkak të bllokimit të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm kinez Jang Jiechi, Clinton tha se diplomatët kanë “diskutuar mënyrat tjera” për presionin, i cili do t’i jepte fund dhunës në Siri.

Jang tha se Kina “mbështet plotësisht” përpjekjet e ndërmjetësuesit të ri të OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakdar Brahimi.

Në anën tjetër, Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se presidenti i mundshëm i ardhshëm i Kinës, Xi Jinping ka anuluar një takim Clintonin.

Zyrtari tha se takimi u anulua "per arsye të ndryshimit të papritur të planit," duke shtuar se Xi kishte anuluar edhe takimet e tij me kryeministrin e Singaporit dhe me një zyrtar rus, të planifikuara për të mërkurën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›