Azerbajxhani shkeli zotimet ndaj Hungarisë

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian Catherine Ashton, tha se Azerbajxhani duket se ka shkelur zotimet e bëra ndaj Hungarisë, përpara dorëzimit dhe më pas faljes së ushtarit që vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një kolegu armen, gjatë një trajnimi të NATO-s.
Maja Kocijancic th se veprimet e Bakusë kërcënojnë stabilitetin e “brishtë” në rajon.
Ajo tha se BE i kërkuar Bakusë që të japë shpjegime në lidhje me lirimin Ramil Safarovit, i cili pranoi se e ka vrarë oficerin armen Gurgen Margarian me një sëpatë në vitin 2004, pas Margarian gjoja se kishte “fyer” Azerbajxhanin.
Safarov u fal nga presidenti Ilham Alijev menjëherë pas kthimit të tij në Azerbajxhan, më 31 gusht dhe iu dha një promovim ushtarak ditën tjetër.