E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prostitucion brenda qendrës së masazhit, në pranga 6 persona

17 persona janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. 6 prej të arrestuarve administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re ku ushtrohej prostitucion. Policia bën me dije se ka sekuestruar 7 aparate celularë, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të përfituara nga ky aktivitet.

Personat e arrestuar për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit në qendrën e masazheve janë: Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Ndërsa 11 të arrestuarit e tjerë akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga ngacmimi seksual, të vjedhja, lëndët narkotike, dhuna fizike, dhe drejtimi i mjetit pa patentë.

Në pranga ka rënë dhe 31-vjeçari G.Q, pasi teksa drejtonte autobusin e linjës së Krrabës, ka humbur drejtimin mbi mjetin në rrugën e Elbasanit dhe për pasojë është përplasur me një tjetër mjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Konkretisht të arrestuarit e tjerë janë si më poshtë:

– M. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– V. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një përforcues grushti (dorezë metalike);

– R. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit E. A., si dhe një shumë parash shtetasit O. V.

-S. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

-E. H. (D)., 37 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

– A. D., 18 vjeç dhe Xh. B., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

– G. P., 18 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– A. K., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Arbrit, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjetin që drejtonte shtetasi E. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;

– A. D., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›