I vendosën eksploziv biznesit në Shëngjin, arrestohet edhe autori i tretë i ngjarjes

Policia ka vendosur në pranga autorin e tretë të ngjarjes së ndodhur në vitin 2020 kur së bashku me 2 persona të tjerë i vendosën eksploziv një biznesi në Shëngjin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Më parë ishin arrestuar 2 autorët e kësaj ngjarje, ndërsa 52 vjeçari është kapur sot nga policia.
“Z. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, uniformat blu shpjegojnë edhe ngjarjen e ndodhur në dhjetor të vitit 2020.
“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit A. S. dhe E. P. (të arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Eksplozivi”), dyshohet se më datë 19.11.2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, theksohet më tej në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/