E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prostitucion në qendër masazhi në Tiranë, 4 të arrestuar, mes tyre administratorja

Një tjetër i prostitucionit në një qendër masazhi është goditur në Tiranë, ku 4 gra kanë përfunduar në pranga. Mes të arrestuarve është edhe administratorja e kësaj qendre masazhi.

Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar “Inside”. Sipas policisë “28-vjeçarja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Margarita Tutulani”, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.  

Në pranga përfunduan: Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

Nën hetim në gjende të lirë janë:  A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P.,  28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›