Aksidentoi për vdekje efektivin në Patos, pranga 27-vjeçarit

Një ditë pas aksidentit tragjik në Patos, ku humbi jetën një efektiv policie, është vënë në pranga një 27-vjeçar.
I riu është akuzuar nga policia e Fierit si shkaktar i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e 19 marsit, ku thuhet se “në pranga u vu G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, A. S.”.
Aksidenti ndodhur në aksin “Patos-Fier”, ku punonjësi i policisë A.S, 58 vjeç ishte duke i dhënë makinës së tij kur është përplasur për vdekje nga automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 27-vjeçari.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/