E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA premton 6 miliardë dollarë për të mbrojtur oqeanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar 6 miliardë dollarë për të mbrojtur oqeanin.  Njoftimi u bë në Konferencën e Oqeanit Tonë më 2-3 mars në Panama.

I dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së për Klimën, John F. Kerry, deklaroi se ngrohja e planetit do të thotë më shumë nxehtësi që hyn në oqean.

“Veprimet njerëzore po kërcënojnë vetë aftësinë e ekosistemeve të oqeanit për të mbijetuar”, tha Kerry.

Nga angazhimi total, gati 5 miliardë dollarë do të trajtojnë krizën klimatike.

Në këtë kuadër:

665 milionë dollarë do të shkojnë për të mbështetur peshkimin e qëndrueshëm .

200 milionë dollarë do të shkojnë për të trajtuar ndotjen detare .

73 milionë dollarë do të shkojnë për ekonomitë blu të qëndrueshme.

72 milionë dollarë do të shkojnë për sigurinë detare.

11 milionë dollarë do të shkojnë për zonat e mbrojtura detare.

Që nga Konferenca e parë e Oqeanit Tonë në 2014, pjesëmarrësit në mbi 70 vende kanë bërë më shumë se 2,100 premtime me vlerë rreth 128 miliardë dollarë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›