E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostitucioni, pranga te moshuarit dhe dy grave

Fier- Policia e Fierit ndaloi mbreme nje te moshuar, si te dyshuar per venien ne dispozicion te baneses se tij ndaj dy grave 40-vjecare per qellime prostitucioni. Operacioni eshte koduar "Fillimi", ndersa si "spiun" i uniformave blu duket se kane sherbyer banoret e lagjes, qe kane vene re levizjet e shpeshta te 68-vjecarit dhe shoqerimin e tij me dy grate. Burime zyrtare thane se i ndaluari eshte Bajram Hoxha, banues ne qytetin e Fierit, kurse identitetet e dy femrave nuk u bene publike per shkak te hetimit qe nuk ka perfunduar. Te ndaluarit jane izoluar ne paraburgimin e Komisariatit te Fierit dhe ndaj tyre jane ngritur akuzat e "dhenies se ndihmes per ushtrim prostitucioni" dhe "ushtrim i prostitucionit per qellime perfitimi". Sipas hetimit te policise, i moshuari prej disa muajsh u vinte shtepine ne dispozicion dy grave qe pasi gjenin klientet, kundrejt nje shume nga 2-5 mije leke, u ofronin atyre kenaqesi seksuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›