Seks me para tek "Alpin", pranga prostitutes
Tirane-Serish seks kundrejt pageses, ne lokalin "Alpin" ne kryeqytet. Jo shume larg nga nje rast tjeter i ngjashem, eshte zbuluar nga blute e kryeqytetit se ne motelin "Alpin" qe ndodhet ne rrugen "Siri Kodra", prane punishtes se pastave, ushtrohej prostitucion. Kete here ne pranga eshte vene nje 31-vjecare, Flora A., lindur ne Kruje dhe banuese ne Babrru, e cila kishte disa muaj qe ushtronte prostitucion. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se 31-vjecarja u arrestua ne flagrance, rreth ores 12.40 te mbremjes se te merkures, pas nje operacioni te koduar "Shtepia e Vjeter". Moteli "Alpin", ndodhet pikerisht ne nje rruge te rrethuar nga shtepi te vjetra tiranase. Agjentet e Antitrafikut, kishin kohe qe mbanin ne survejim kete godine, deri sa kane mundur te kapin ne flagrance punetoren e seksit. Nga hetimet e policise, eshte zbuluar se 31-vjecarja i merrte cdo klienti, nje shume qe varionte nga 2 mije deri ne 3 mije leke. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar 4.000 leke, shume qe kishte paguar klienti i radhes, nje telefon celular, si dhe nje pasaporte. E arrestuara eshte marre ne pyetje nga policia, ku edhe ka dhene shpjegimet ne lidhje me akuzen e ngritur ndaj saj. Policia ben te ditur se ka arrestuar vetem vajzen qe ushtronte kete aktivitet te paligjshem, ndersa nuk jepet ndonje e dhene ne lidhje me pronaret e ketij lokali, qe lejonin dhe favorizonin ushtrimin e prostitucionit ne kete ambient. "Alpin" eshte nje ambient i njohur edhe me pare, si baze prostitucioni. Nje vit me pare, ne kete motel u kap nje 18-vjecare, duke ushtruar prostitucion. Ajo u kap nga agjentet e policise ne nje nga dhomat e hotelit, se bashku me nje nga klientet qe frekuentonin kete motel. Ne shumicen e rasteve te femrave te arrestuara, per ushtrim prostitucioni prej ketyre te fundit, pohohet se gjendja e veshtire ekonomike, i ka detyruar drejt ketij aktiviteti te paligjshem.
Arrestimi
Flora A., 31 vjece u arrestua ne flagrance, rreth ores 12.40 te mbremjes se te merkures, pas nje operacioni te koduar "Shtepia e Vjeter". Ajo u kap ne flagrance duke prostituuar ne lokalin e motelit "Alpin" ne Tirane.