E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prostitutat kolumbiane në gjyq, pesë vajzat e huaja lihen në burg. E njëjta masë edhe për taksixhiun

5 kolumbianet e arrestuara për shfrytëzim prostitucioni dhe taksisti shqiptar që akuzohet për trafikim të personave të rritur, do të qëndrojnë në burg pa afat me vendim të Gjykatës Penale të kryeqytetit.

Në seancë, shtetaset e huaja rrëfyen se kishin ardhur në Shqipëri përmes një agjencie punësimi për shkak të problemeve ekonomike. Sipas tyre ato nuk janë tutore, por pranojnë që kanë ushtruar vetë prostitucion, duke u regjistuar në faqet e ekskortave në Shqipëri, pa e ditur që vendi ynë e ndalon këtë aktivitet.

Burimet bëjnë të ditur se taksisti Esmerald Sulollari ndaj të cilit ka dyshime se i trasportonte të huajat nga Rinasi në Tiranë, mohoi akuzën, duke pretenduar se ka bërë vetëm punën e tij, ndërsa pagesa e vetme që ai ka ka marrë ka qenë ajo e shërbimit taxi.

Bashkëpunëtore në krimin e dyshuar është edhe oficerja e komisariatit numër 4, Anisa Brahaj që siguronte dhe pajiste me të dhëna nëse në lokalin ku vajzat punonin do të kishte apo jo kontrolle policore.

Ndaj saj Gjykata e Tiranës vendosi arrest shtëpiak.

Ndërkaq, të proceduara në gjendje të lirë nga prokuroria e Tiranës janë edhe 44 vajza, që kanë kryer prostitucion, ndërsa paguheshin nga 200-250 euro për klient.

Nga operacioni “Orkidea”, në total u lëshuan 11 fletëarreste, por në pranga përfunduan 8 persona, ndërsa koka e grupit kriminal sipas hetimeve, ishte kolumbiania, Gabriela Martinez që e drejtonte aktivitetin e paligjshëm nga vendi i saj i origjinës.

Arrest në burg:

  1. Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”
  2. Yuly Gomez, 33-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
  3. Liliana Valencia, 23-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
  4. Nicol Benitez, 27-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”
  5. Stefania Marin, 29-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
  6. Nicole Bertel, 27-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:

Arrest në Shtëpi:

  1. Elona Muraj, 47-vjeçe, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, “Shfrytëzim i prostitucionit”.
  2. Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›