E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, Kurti: Do ketë Pranverë kosovare

PRISHTINE- Ka përfunduar pa incidente protesta katërorëshe e Vetëvendosjes para Qeverisë së Kosovës, në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë rreth pjesëmarrjes në nismat rajonale, tashmë të njohur si Marrëveshja Fusnota. Në mbyllje të saj lideri i Vetëvendosjes ka paralajmëruar protesta të tjera. Do të ndodhë Pranvera kosovare, është shprehur ai.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur marrëveshje personale të kryeministrit Thaçi, për të cilën nuk duhet të obligohen institucionet e Kosovës. Qeveria në këto bisedime po merr vendime në kurriz të qytetarëve të Kosovës, pra kjo protestë demokratizon Republikën të cilën na e hoqi kryeministri, është shprehur Kurti në një prononcim për KTV-në.

Ai ka paralajmëruar se protesta e sotshme është vetëm fillimi i kundërshtimeve të kësaj lëvizje, sepse do të vazhdohet me protesta në të gjitha qytetet e Kosovës.

Kryeministri është i gatshëm të dalë para protestuesve për tiu shpjeguar marrëveshjen për fusnotën, i tha KTV-së shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci. Për ne çdo gjë është normale dhe e qetë. Ne reflektojmë edhe vullnetin e qytetarëve, atyre 600-700 qytetarëve që janë mbledhur aty. Ne nuk kundërshtojmë asnjë iniciativë të qytetarëve, por ne nuk mendojmë që duhet një gjë e tillë. Sapo dola nga zyra e kryeministrit dhe gjithçka është në rregull, puna nuk është pezulluar , ka thënë ai për KTV-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›