Protesta, drejtoresha denoncon organizatorët, nxënësit merren në pyetje

Tiranë, 28 shtator, NOA Update Lëvizja Rini aktive është denoncuar sot nga drejtoresha e shkollës së mesme A.Z.Çajupi në kryeqytet pasi është cilësuar prej saj si nxitëse dhe organizatore e rebelimit të nxënësve të kësaj shkolle.
Ndërkaq, burime policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se nxënësit e përfshirë në protestë po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e saj.E organizuar për të kundërshtuar tekstin e ri të historisë 12, protesta mblodhi mjaft
nxënës të cilët nën presionin e bojkotimit të mësimit, kanë ngritur zërin dhe kanë protestuar ndaj ndryshimeve të reja të këtij teksti.
E ndërsa drejtuesit e shkollës ushtruan presion që nxënësit të futeshin patjetër në mësim, ata janë takuar edhe nga deputeti socialist, Ilir Gjoni, i cili ka qenë në anën e nxënësv e gjatë protestës.
Sipas tij, denoncimi i drejtuesve të kësaj shkolle ndaj lëvizjes Rini aktive përbën një turp për trupën arsimore.
n.e/NOA