E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta e 6 dhjetorit, përfaqësuesit e PD takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit

Përfaqësues të Partisë Demokratike ishin këtë të enjte (1 dhjetor) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku u takuan me drejtuesin e saj, Muhamet Rrumbullaku lidhur me protestën e paralajmëruar më 6 dhjetor.

Çlirim Gjata dhe Ervin Minarolli deklaruan se protesta e 6 dhjetorit nuk cenon sigurinë e vendit. Po ashtu, ata thanë se protesta do të mbahet në Bulevard ndërsa u shprehën se kjo gjë nuk cenon sigurinë dhe se do të jetë paqësore.

“Data 6 mars përkon edhe me ditën kur në Tiranë do të zhvillohet samiti, ku pritet të vijnë të gjithë krerët e BE-së. Policia e Tiranës dhe Bashkia kanë refuzuar kërkesën e PD-së për të zhvilluar protestën e thirrur në Bulevard. Tirana pritet që të blindohet me forca të shumta sigurie, ku në terren do të jenë rreth 1500 efektivë për të siguruar mbarëvajtjen e samitit”, u shprehën ata për mediat.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›