E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta e 7 korrikut, PD thirrje shqiptarëve: Mos thuaj ‘ç’më duhet mua?!’

Më 7 korrik, Partia Demokratike do të organizojë një protestë duke e cilësuar betejë për shpëtimin e  Shqipërisë dhe shqiptarëve kundër regjimit të Ramës. Teksa Sali Berisha vijon takimet për mbledhjen e mbështetësve rreth vetes, PD ka publikuar edhe spotin e protestës ku u bën thirrje shqiptarëve që të zgjohen nga apatia dhe të mos justifikohen me shprehjen “ç’më duhet mua?!”

Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh që të bashkohen për të protestuar rreth kauzave si shpopullimi, çmimet e larta dhe ekonomia në rënie. Kjo protestë do të vlejë edhe si një testim i Berishës për të parë se çfarë mbështesje qytetare gëzon, tani që ai është rizgjedhur si kryetar i PD nga procesi i zhvilluar nga Komisioni I rithemelimit.

Protesta e cilësuar nga PD si tubimi i “Frontit të Shpëtimit Kombëtar” do të zhvillohet më 7 korrik para Kryeministrisë në orën 19.00.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›