Protesta e 95-të për Zvërnecin në Tiranë

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Qytetarët zhvilluan sot, në ditën e 95-të, protestën e radhës kundër investimit në Zvërnec.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit u nisën përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku mbahen çdo ditë fjalimet e organizatorëve dhe pjesëmarrësve.
Protesta nisi fillimisht si reagim ndaj projektit të investimit turistik në Zvërnec, ndërsa gjatë ditëve të vijimit kërkesat e protestuesve janë zgjeruar në çështje politike dhe institucionale.
Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e asaj që e cilësojnë “kastë të vjetër” politike, si dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe ndryshimin e ligjit zgjedhor.
Folësit kërkuan sot edhe lirimin e 14 protestuesve, të cilët u arrestuan një ditë më parë gjatë tensioneve përpara Kryeministrisë.
Pas fjalimeve të mbajtura në sheshin para Kryeministrisë protestuesit vijuan me marshimin në rrugët e Tiranës.
Proesta e 95-të; fotoreporter: Andrin Hoxha 1 nga 8/k.s/r.e/