Protesta e PS-s, dhun n Korc

Anëtarët e kësaj partie dhe mbështetësit e saj në mesditen kerkuan te organizojne nje proteste ne çërravë ne aksin nacional Korcë-Pogradec. Forca të shumta të policisë me arsyetimin se protesta ishte e jashtëligjshme kane nderhyre me forte duke perdorur shkopinjte e gomes si dhe gazin lotsjelles.
Mes protestuesve ishin edhe deputete socialiste te Korces dhe Pogradecit te cilet jane konfrontuar ashper me forcat e policise. Protesta eshte kthyer pothuajse ne nje perleshje te dhunshme dhe ne mesin e protestuesve ka patur edhe te plagosur. Shume prej tyre jane nisur me urgjence ne spitalin e qytetit te Korces per shkak te problemeve te shkaktuara nga gazi lotsjelles.
Policia kishte paralajmeruar se do te nderhynte por ndryshe nga qytetet e tjera ku jane zhvilluar protesta te ngjashme me bllokime rrugesh, kete here ndaj mbeshetesve te Partise Socialiste nga forcat e nderhyrjes se shpejte eshte perdorur edhe gaz lotsjelles.