Lohan:Politika të dialogojë për integrimin

Ambasadori i KE-së Helmut Lohan deklaron se Shqipëria duhet të bëjë arritje konkrete si kusht për integrimin në BE dhe të ketë dialog mes aktorëve politikë. "Duhet zgjidhur konfliket e brendshme në Shqipëri. Këshilli i Stabilizimi Asociimit theksoi vendosjen e një dialogu konstruktiv mes aktorëve politikë në Shqipëri. BE ka plot shembuj që tregojnë se si ka ndihmuar dialogu në tejkalimin e krizave", u shpreh ai.
Në një pritje me rastin e Ditës së Europës ku të pranishëm ishin kreu i shtetit, Bamir Topi , kryetarja e Kuvendit, Topalli dhe kryeministri Sali Berisha, ambasadori Lohan nënvizoi se duhet konsensus për arritjen e reformave për një Shqipëri europiane.