E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e PS, zbardhen detajet

Pas protesave në disa rrethe të vendit, Partia Socialiste zbret në sheshin "Skënderbej' në një protestë maratonë e cila do të zgjasë tre ditë. Opozita shqiptare ka vendosur që ditën e premte në orën 16 .00 të startojë në sheshin "Skënderbej" për të vijuar deri në sheshin përpara Kryeministrisë ku do të ngrihet edhe sheshi ku deputetët socialistë dhe protestuesit do të qëndrojnë për 3 ditë. Organizatorët e Partisë Socialsite kanë vendosur që deputetët, por edhe qytetarët që do t'i përgjigjen thirrjes së tyre në mbrojtje të kauzës së votës së lirë, kanë vendosur të qëndrojnë me çadra dhe të ndërrohen me turne. Gjatë kësaj kohe një mikrofon do të qëndrojë i hapur duke krijuar kështu mundësi që kushdo të mund të shprehë shqetësimin e tij përballë zyrës së kryeministrit Berisha. Por, skenarët e opozitës parashikojnë edhe reagimin e kryeministrit Berisha. Kështu, nëse kryeministri Berisha nuk reagon, por përgjigjet në heshje prej fajtori, atëherë opozita shqiptare do të nisë një tur tjetër protestash ,por kësaj radhe jo për të hapur kutitë që fshehin vjedhjen e votive, por për të larguar Berishën përmes zgjedhjeve të parakohshme. Erion Veliaj i G99 tha se kjo protestë bëhet dhe duhet të mbështetet nga të gjithë shqiptarët të cilët ftohen të dalin në shesh. Protesta e Partisë Socialiste bëhet pas një sërë protestash të tjera në rrethe të rëndësishme të vendit që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›