Krahasime të pabaza

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka vlerësuar si të drejtë konstatimin në raportin e Transparency International, që mosbartja e kompetencave nga UNMIKu tek EULEXi në Kosovë po pengon luftën ndaj korrupsionit.
Në raportin e fundit të publikuar nga Transparency International Kosova krahasohet me vende siç janë Angola, Burundi, Guatemala dhe Mozambiku. Madje tërhiqet paralele mes situatës në Burundi dhe Kosovë, ku potencohet diferenca mes këtyre dy vendeve. E përbashkët mes Kosovës dhe Burundit, gjithmonë sipas Transparency International, është se ish-luftëtarët kundër regjimit të mëparshëm udhëheqin me qeverinë. Në Burundi kjo ka rezultuar me një marrëveshje për ndarje të pushteteve, ndërkohë në Kosovë kjo çoi në dominimin e shqiptarëve.
Kryeparlamentari Krasniqi në një prononcim për Radio Dukagjinin, thekson se ky krahasim është i padrejtë.
Nuk është i qëndrueshëm krahasimi, sepse në vendin tonë qe 10 vjet është administrata ndërkombëtare dhe sistemi i drejtësisë është udhëhequr nga ndërkombëtarët, tha ai.
Më tutje në raport theksohet se për fat të keq, vonesa në bartjen e përgjegjësive nga Misioni i OKBsë tek ai i Bashkimit Europian kanë kufizuar përparimin e Kosovës drejt luftimit të korrupsionit.
Me këtë konstatim pajtohet edhe Kryeparlamentari.
Ky konstatim është i qëndrueshëm, sepse vetë fakti që këtu ekzistojnë tri institucione që merren me drejtësinë - dhe kur tre mekanizma me qëndrime dhe politika të kundërta merren me drejtësinë, sigurisht që lihet hapësirë që ligji të mos funksionojë.
Në raportin e Transparency International është përmendur edhe mungesa e ligjeve të domosdoshme për luftimin e korrupsionit. Potencohet se ky fenomen është i pranishëm në të gjitha vendet e paskonfliktit. Përderisa situata në Guatemalë, Angolë dhe Burundi paraqitet si në përkeqësim e sipër, në Mozambik dhe në Kosovë vlerësimi është më shpresëdhënës.