Monumentet s'kanë nevojë për lifting, duan punë të madhe!
Një ditë para Ditës Botërore të Monumenteve, IMK (Instituti i Monumenteve të Kulturës) ia behu në një konferencë për mediat. Do ti që na kishte munguar?! Duke qenë se e cilësojnë median si armike (edhe pse ajo pasqyron arritje e dështime, tek e fundit ky është misioni), e në disa raste shkëpusin me të "çdo lloj marrëdhënieje" (a thua se janë institucion privat dhe e kanë me tapi), qenkëshim mësuar t'i dëgjonim kur heshtin. E kështu dje, kishin vendosur për një konferencë për media, por e kishin ndarë mendjen disi me vonesë. Kësisoj, për takimin e orës 11:30, njoftimi në e-mail është nisur në ora 11:00. Meqenëse shumë gazetarë nuk kanë telefona multifunksionalë që email-i t'iu vijë si mesazh telefonik, e as nuk kanë charter-a, po do ti, as makina jo, nuk arritën ta nderojnë me praninë e tyre IMK-në. Të mos harrojmë se gazetarët lënë edhe orare një ditë përpara e nuk janë në pritje aktivitetesh që mund të mos bëhen kurrë!
"Haberet nga Zululandi" na erdhën me email, në ora 17:05.
"Gazeta Shqiptare", në numrin e saj të datës 16 prill, ka botuar raportin e ICOMOS për Beratin e Gjirokastrën, ku thuhet ç'është bërë e ç'duhet bërë, e kush duhet t'i bëjë (lexohet këtu: http://www.balkanweb.com/kulturë/2691/icomos-mbroni-beratin-e-gjirokastren-ose-behen-pasuri-ne-rrezik-128566.html).
IMK-ja është kryqëzuar, po e theksojmë se është kryqëzuar sepse raporti, më shumë se me vetë Ministrinë e Kulturës, merret pikërisht me IMK-në, duke i dhënë këshilla, sugjerime e jo pak kritika. Ju kërkojmë ndjesë se nuk e kishim shënuar në artikullin e dt.16, se Eleni Maistrou, autorja e raportit, në faqen 4 të tij falënderon shumë Roland Ollin, z. Apollon Baçe e znj. Edlira Çaushi për mikpritjen, por nuk e shënuam meqenëse ajo nuk do të bënte raport për mikpritjen, por për gjendjen e Beratit dhe Gjirokastrës, e na u duk jo fort e rëndësishme! Shkurt e shqip, raporti thoshte se duhen "mbledhur mendtë e kokës", duke dhënë direktiva të qarta për ndërtimet pa leje, për planet që duhen bërë, masat që duhen marrë, projektet e plan-menaxhimet që mungojnë, duhen bërë gati. Në fq. 6, raporti këshillat për IMK-në i ka të nënvizuara, e po aty, përmendet 2014-ta si afat i përfundimit të detyrave të lëna që të mos futen këto qytete në listën e trashëgimisë në rrezik, "këshillë kryqëzuese" që ripërmendet në fq. 32. Faqja pasardhëse, ajo 33, thotë e zeza mbi të bardhë: 'IMK-ja duhet të fuqizohet me persona të specializuar...' Nuk besojmë se e ka fjalën për sanitare! Faqja 34 thotë se arkitektë e inxhinierë të trajnuar në restaurim dhe mjeshtra të specializuar ka shumë pak. Në njoftimin e dërguar dje mediave, IMK-ja thotë se ata nuk na kanë kryqëzuar, por na kanë këshilluar. Si ta përkthejmë një raport të tërë me 51 faqe këshilla? Kur të këshillojnë aq shumë, duket se s'po e bën punën mirë, se kush punon mirë, s'ka nevojë për këshilla, rekomandime e sugjerime. E të tria këto folje janë të barasvlershme me kryqëzimin! Bëjmë me dije edhe se, ne nuk kemi mundur të punësojmë zëdhënës të IMK-së, as të Drejtorisë së Trashëgimisë në MTKRS (vetëm zëdhënësit nxjerrin në pah anët e mira dhe fshehin ato të këqijat). Kujtojmë se, monumentet s'kanë nevojë për face lifting (heqje e suvasë), duan punë të madhe! Problemet nuk zgjidhen duke i fshehur, por duke punuar për to. Sjellim në vëmendje se, kush lejon dëmtimin e pasurisë kombëtare, merr damkën tradhtar, e se nuk janë mediat ato që marrin vendime për trashëgiminë, pasi ka të tjerë që paguhen, e jo keq, për këtë punë.
P.S. IMK-ja tha dje edhe se ekspozita "Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare në Romë dhe Torino" është vizituar nga 97.000 mijë vetë dhe në maj do shkojë në Kosovë. Na ardhtë shëndoshë kur të vijë!
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)