E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, 8 të lënduar, mes tyre 2 policë! 5 ende në spital

Tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e protestës së dhunshme para Ministrisë së Arsimit, mes tyre 6 protestues dhe 2 efektivë policie.

Sipas përditësimit të orës 16:30, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 policë. Të pestë janë të vetëdijshëm dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, 3 protestues të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm në QSUT dhe janë larguar nga spitali.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›