Sulmohet me gur Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin fishekzjarre drejt efektivëve! Policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Një grup protestuesish ndodhen në hyrje të Ministrisë së Ekonomisë duke hedhur vazhdimisht gurë.
Drejt efektivëve po hidhen edhe fishekzjarre, kurse policia po reagon me hedhjen e gazit lotsjellës.
Te Ministria e Brendshme ka me dhjetëra forca policie që kanë krijuar një kordon sigurie.
Gjatë rrugës, protestuesit po djegin edhe tabela reklamash.