Protesta e djeshme e Berishës dhe Metës, Rama: Zhgarravinat e revolucionit!

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të opozitës përpara kryeministrisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Tëitter, Rama, jo pa doza ironie, i ka etiketuar drejtuesit e kësaj proteste, përkatësisht Sali Berisha dhe Ilir Meta, si “zhgarravina të revolucionit”, duke nënvizuar se nesër nis një javë e re punësh të mira.
“Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit, nesër nis një javë e re punësh të mira”- shkruan Rama.
Një ditë më parë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita e drejtuar nga Berisha dhe Meta zhvilloi një miting, të cilin ata e cilësuan në fjalën e tyre si nisja e një revolucioni demokratik për rrëzimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij”.
/rtsh.al/
DJE zhgarravinat e revolucionit🤡
SOT dushi i regjimit🚿
NESËR nis një javë e re punësh të mira👌 pic.twitter.com/34UxIEPjGt— Edi Rama (@ediramaal) February 12, 2023