E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish sot i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se “ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›