Agimi i Artë protestë në anën greke të kufirit, në Kapshticë
KAPASHTICË- Përfaqësues të “Agimit të Artë’ u tubuan paraditen e sotme në pikën kufitare të Kapshticës (në pjesën e tokës greke) në një protestë të pazakontë, e cila zgjati më shumë seç ishte parashikuar (1 orë).
Lajmi u konfirmua për News24, nga drejtori i kufirit, Ylber Zyberi. Forca të shumta policore monitoruan situatën në të dy anët e kufirit, për të shmangur një incident të mundshëm, ndërkohë që pati përforcim të kufirit.
Drejtori i kufirit Ylber Zyberi bëri me dije se për shkak të protestës u bllokua puna në pikën kufitare të Kapshticës, dhe asnjë qytetar shqiptar nuk u lejua për të kaluar në tokën greke, me qëllim shmangien e një përplasjeje të mundshme.
Drejtori i kufitar shqiptar kontaktoi me homologët grek, të cilën nuk i dhanë arsye pse u zhvillua protesta e paparaljmëruar, ndërkohë nuk u shënuan incidente.
EMIGRANTËT: NE NUK NA KRIJUAN PROBLEME
Emigrantët shqiptarë të cilët kanë mundur të kalojnë kufirin, rrëfyen për News24 se protesta e Agimit të Artë nuk i shkaktoi probleme.
“Kishte shumë forca policie, por ne nuk patëm probleme”, u shprehën emigrantët. Emigrantët deklaruan se nuk kanë informacion për arsyet e protestës.
“Radha e zakonshme, por nga kufiri deri këtej ishte e pazakontë”, u shpreh një tjetër emigrant.
“Pamë një grup policësh. Për mua nuk ka pse të jenë të gjithë ata polica në rrugë, mbase po ruajnë qetësinë, por pse na pengojnë tanët”, tha një emigrant.
“Erdhëm nga Lefkadha, dhe pamë një autobus me polic. Dëgjuam se do bëhej një protestë nga Agim i Artë” tha një zonjë.
“Pamë dy grumbullime policie, thamë cka ka ndodhur. Nuk na ngacmuan” tha një tjetër zonjë.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Agimi i Artë protestë të pazakontë në anën greke të kufirit, zhbllokohet ‘Kapshtica’ FOTO: Kapshticë, Agimi i Artë protestë të pazakontë në anën greke të kufirit