Protesta e opozitës, Këlliçi jep detaje: Kërkojmë qeveri teknike dhe lirimin e kreut të opozitës

Anëtari I kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Ekspres” në RTSH me Nolian Lole ka ndarë detaje mbi organizimin dhe pjesëmarrën që pritet të ketë sot protesta e thirrur nga opozita në orën 20:00.
Ai tha se motoja e protestës, përveç sloganit “O sot o Kurrë” dhe kërkesave politike që kulmojnë me një qeveri teknike, është padyshim largimi i qeverisë, e cila “nuk menaxhon dot një proces zgjedhor të pakomprometueshëm”.
Në këtë këndëvështrim ai theksoi se pavarësisht ndjesive të ndryshme që mund të ketë për liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot “jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s, që kryetarin e opozitës prej 192 ditësh e ka në arrest shtëpie si masë politike, pa prova dhe fakte”.
“Ky është një kryeministër që në këto 11 vite ka menaxhuar të paktën 6 procese zgjedhore, dy palë zgjedhje të përgjithshme parlamentare, dy procese zgjedhore të përgjithshme vendore, ku në një proces nuk kishte fare kandidatë, si dhe dy procese zgjedhore të pjesshme. Në të gjitha këto procese ky kryeministër dhe kur nuk ka pasur nevojë dhe kur nuk kishte kundërshtar përballë, ka futur duart në proces.”
Sipas tij, gjatë qeverisjes socialiste është rritur fenomeni i shitblerjes së votës, keqpërdorimi administratës publike, keqpërdorimi i aseteve publike dhe kryeministri “krenohet me patronazhistët”.
“Në aspektin politik, qeveria teknike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme shoqëruar me kërkesën për lirimin e kreut të pozitës… Ne sot dalim në protestë për shëndetësinë e degraduar, për problemet ekonomike në familjet tona ku sipas të dhënave të fundit 47% e fëmijëve nuk ushqehen mirë apo dhe më keq nuk i sigurohet buka e gojës.
44% e familjeve shqiptare jetojnë në minimumin jetik, ekonomia është e rrënuar, shëndëtësia e rrënuar por dhe e korruptuar, bujqësia është lënë në harresë apo për të folur për arsimin që jemi të fundit te lista e PISA, pas Palestinës që është në luftë.”
Protesta është hapi i parë që do çelësi si parin e mosbindjes civile dhe reagimit të opozitës dhe të qytetarëve ndaj kësaj qeverie.
“Kjo e thirrur sot është një protestë kombëtare ku bënë bashkë ‘5D’, Inceneratorët e Tiranës, korrupsionin e qeverisë, shpopullimin e Shqipërisë, arsimin, shëndetësinë , bujqësinë.
Do vazhdojmë çdo ditë protestat derisa përgjegjësit e korrupsionit të përballen me drejtësinë.“
/rtsh.al/