E Martë, 3 Nëntor 2026

NATO përshpejton anëtarësimin e Ukrainës, po e mbështet Kievin me pajisje ushtarake dhe trajnime

Duket se NATO tashmë ka hyrë në një epokë të re, ku vendet janë angazhuar për të rritur kapacitete e tyre mbrojtëse, por edhe për të garantuar paprekshmërinë e territoreve të aleancës nga vendet armike.

Angazhimi i ri i Aleancës vjen në një moment, kur vendet anëtare nuk po e demonstrojnë vetëm me qëndrime politike mbështetjen për Ukrainën, por drejtpërdrejt me pajisje ushtarake dhe trajnime.

Ballkani Perëndimor ishte pika tjetër e diskutimit në Këshillin e Atlantikut të Veriut, ku marrëveshja e nënshkruar edhe nga Shqipëria, i jep një tjetër fryme marrje lëvizshmërisë të forcave aleate.

Sikurse paralajmëroi presidenti Xho Bajden (o. Joe Biden), aleanca ka hyrë në një tjetër epokë, në mbrojtje të paqes dhe demokracisë.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›