“Protesta e studentëve, thirrje ulëritëse për ndryshim”- Agron Shehaj nga Washingtoni: Rama t’i kursejë shqiptarëve dhimbje të tjera, të japë dorëheqjen
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar nga Washingtoni për protestën e studentëve, duke e cilësuar atë si një thirrje të fortë për ndryshim në vend.

Përmes një videomesazhi, Shehaj thekson se kërkesa për ndryshim nuk mund të ndalet nga dhuna dhe propaganda, ndërsa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga detyra.
“Protesta e studentëve është thirrje ulëritëse për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të mund të ndalet nga dhuna dhe propaganda. Edi Rama duhet t’u kursejë shqiptarëve dhimbje të tjera dhe të largohet. Pushtetin nuk e mban dot me çdo kusht. Jep DOREHEQJEN!”, thotë Ageron Shehaj.