E Diel, 1 Nëntor 2026

“Protesta është në rrugën e duhur”- Gazetari: Rama nuk e kap vitin si kryeministër! Berisha bën sikur nuk kupton

Analisti Poli Hoxha e sheh protestën e studentëve në Tiranë si një lëvizje që po tejkalon kërkesat e një grupi të caktuar dhe po shndërrohet në pakënaqësi më të gjerë ndaj klasës politike.

poli hoxha

I ftuar në emisionin Prime News24, Hoxha deklaroi se të rinjtë po shprehin edhe zhgënjimin e akumuluar ndër vite nga qeverisja, duke i cilësuar ata si zërin e një brezi që kërkon ndryshim.

Sipas analistit, si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe kreu i opozitës, Sali Berisha, nuk po i japin përgjigjen e duhur mesazhit që vjen nga protestuesit. Ai kritikoi gjithashtu funksionimin e institucioneve dhe qëndrimin e qeverisë, e cila, sipas tij, kërkon dialog, por vijon të mbajë një qasje të ashpër ndaj protestës.

Hoxha bëri edhe një parashikim të fortë për të ardhmen politike të kryeministrit, duke deklaruar se Rama mund të mos e përfundojë vitin në detyrë.

Poli Hoxha: Kjo është një demokraci në letër. Por ne populli shqiptar jemi jashtë asaj që zhvillohet nga politika.

Studentët janë duke marrë hak për prindërit e tyre që kanë vuajtur nga klasa politike. Është protestë popullore. Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me vendet e huaja. Në Itali e kanë bërë copë Melonin, flet ky për antifashizmin.

Po unë jam antifashist për Policinë, si term po flas dhe jo si ideologji. Është skandal që tani që flasim nuk funksionon asnjë institucion, parlamenti dhe mblidhet edhe nuk mblidhet, se varet si vendosin. Rama po lutet për dialog, por mban edhe kërbaçin.

Berisha bën rolin e budallait, bën sikur nuk e dëgjon se çfarë kërkon protesta. Objektivi është shumë i fuqishëm. Rama nuk e kap vitin si kryeministër. Kjo protestë është në rrugën e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›