E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edi Rama të japë dorëheqjen” – Salianji: Kur kryeministri kthen kundër vetes të gjithë kategoritë shoqërore, problemi është ai dhe jo qytetarët

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka kërkuar sërish kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, teksa të gjithë qytetarët janë kthyer kundër tij dhe i kërkojnë që të largohet nga posti.

ervin salianji tirane (7)

Në një reagim në rrjete sociale, Salianji shkruan se kryeministri po e çon vendin drejt përplasjes me të gjithë vetëm për karrigen e tij. Ish ligjvënësi shton se kur të gjitha kategoritë shoqërore janë ngritur kundër tij, do të thotë se problemi qëndron tek kryeministri dhe jo tek qytetarët.

“Një kryeministër që kthen kundër vetes kaq shumë kategori shoqërore, problemi nuk janë qytetarët por KM! Problemi është mënyra si qeveris ai dhe si ka abuzuar me vite! Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës. Shteti nuk është mburoja e karriges së tij! Rama jep dorëheqjen!”, ka shkruar Salianji.

REAGIMI I PLOTE:

Të gjithë kërkojnë dorëheqjen e RAMËS!

Edi Rama ka mbetur vetëm me karrigen e tij dhe për ta mbajtur atë po e çon Shqipërinë drejt përplasjes me të gjithë.

Të gjithë i kërkojnë të ikë ai del kundër pedagogëve, studentëve, gjimnazistëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, punonjësve të arsimit, fermerëve, blegtorëve, minatorëve, naftëtarëve, pensionistëve, punëtorëve, sipërmarrësve të vegjël, profesionistëve të lirë, artistëve, gazetarëve dhe të rinjve që kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre.

Madje, kundër ka dhe punonjësit e tjere te policisë qe nuk ju dha 2500 euro për të mbajtur në këmbë pushtetin.

Një kryeministër që kthen kundër vetes kaq shumë kategori shoqërore, problemi nuk janë qytetarët por KM! Problemi është mënyra si qeveris ai dhe si ka abuzuar me vite!

Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës. Shteti nuk është mburoja e karriges së tij!

Rama jep dorëheqjen!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›