E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta kundër Chris Brown

Edhe pse kanë kaluar katër vite që kur, Chris Brown e sulmoi fizikisht Rihanna-n, ai edhe në këtë kohë po përballet me pasojat.

Chris, i është dashur që ta anulojë një koncert në,Guyana të Amerikës jugore, për shkak të protestave të mëdha kundër tij dhe dhunës që ushtroi mbi Rihannan. Përfaqësues të, “ Hits & Jams Entertainment “, thanë se Chris i është dashur të kthehet i dëshpëruar prapa, duke u ndjerë në siklet nga protestuesit.

Ai e kishte sumluar Rihanna-n në vitin 2009 pas një zënke në Los Angelos. Pavarsisht kësaj, ata të  kohëve të fundit janë parë shumë shpesh në shoqëri të njërit tjetrit madje, qarkullojnë zëra se ata i kanë dhënë edhe një shans lidhjes së tyre.

Rihanna ka kaluar ditën e falenderimeve së bashku me Chris Brown dhe gjithashtu  ka qenë e pranishme në një mbrëmje në Berlin, ku Chris ka kënduar ndërkaq, pas përfundimit të mbrëmjes, të dy janë pare duke u larguar me të njejtën veturë /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›