E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si u dashurua në ngjyrën e kuqe

Një nga çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar, sidomos për ndarje e ribashkime, Luana Vjollca dhe Adrian Gaxha duket të jenë kthyer në krahët e njëri-tjetrit.    Së fundmi është folur shumë për ta, pas bujës së këngës me titull “Ngjyra e kuqe”. Të gjithë, në mënyrë gati unanime, e lidhën këtë këngë me Luanën, e cila ka gjëra  të shumta me ngjyrë të kuqe, si këpucë, fustane, bluza, buzëkuq e madje edhe flokët shpesh i ka pasur të kuq.
Ajo ka treguar se me ngjyrën e kuqe u dashurua kur këngëtarja Gili doli në festivalin e RTSH-së me këngën “Xixëllonja”.   Luana ndihet e lumtur me faktin se “Ngjyra e kuqe” e  Adrian Gaxhës është një këngë dedikuar asaj, pasi edhe vetë Adriani është shprehur se ajo ka qenë frymëzimi i kësaj kënge.    "Jam e lumtur, sepse di që është një këngë, e cila është punuar fort, shumë kohë, dhe është bërë me shumë dashuri. Më vjen mirë që është pëlqyer, vlerësuar dhe ka pasur suksesin që meriton,'' ka thënë ajo për ''Mapo'', duke shtuar se kjo eshtë një këngë për të gjithë shqiptarët, pasi të gjithëve na përfshinë ngjyra e kuqe. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›