E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivotim në Mitrovicë, procesi vijon normalisht

Komuna e Mitrovicës po rivoton për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme. Qendrat janë hapur në orën 7 të mëngjesit, dhe nuk janë shënuar incidente gjatë nisjes së proçesit. Për shumë se 86 mijë votues janë hapur 29 qendra votimi dhe 104 vendvotime. Ndërsa për pjesën veriore e Mitrovicës, e domuniuar nga serbë, janë vendosur ekipe të lëvishme. Në këtë pjesë do të hapen katër qendra të votimit, me gjashtë vendvotime. Në lagjet veriore, ku jetojnë serbët, zgjedhjet do t`i organizojnë me ekipe lëvizëse IFES-i, kurse nga partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje janë dërguar 728 anëtarë për këshillat e vendvotimeve dhe ata kanë të drejtë të dërgojnë edhe nga dy vëzhgues për secilin vendvotim.
Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) në Kosovë, Pieter Feith do të koordinojë sërish "Vëzhgimin e Zgjedhjeve të Kosovës 2010" për të raportuar mbi këtë rivotimi.
Misioni ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve do të përbëhet prej rreth 40 ekipe me pjesëtarë të EUSR-së, pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe diplomatë nga vendet e tjera anëtare të BE-së dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Për rivotimin në Mitrovicë, KQZ ka akredituar edhe shumë vëzhgues të tjerë.
Sipas medieve serbe, në pjesën veriore edhe këtë radhë janë duke u bojkotuar zgjedhjet nga serbët lokale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›