Protesta kunder regjistrimit etnik te 1 tetorit
Procesi i Regjistrimit te Popullsise ne Shqiperi po kontestohet dhe nga ana e perfaqesuesve te shoqerise civile. Aleanca Kuq e Zi ka dale hapur kunder procesit te regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare. Kjo aleance prej kohesh ka ndermarre takime me perfaqesues te shoqerise civile te cilet kane kundershtuar nje proces te tille pasi Shqiperia nuk eshte nje vend multietnik. Gjithashtu kontestohet edhe fakti se ky proces po behet ne presionin e Greqise ku qeveria shqiptare tashme e ka pranuar cdo kerkese te fqinjit jugor. Aleanca ka parashikuar si mase ekstreme edhe zhvillimin e protestave kunder nje regjistrimi te tille. Kjo shihet si nje mase ekstreme nga ana e kesaj organizate. Pavaresisht kerkesave te bera nga ana e shoqerise civile qeveria nuk eshte terhequr nga ideja e saj per te realizuar nje proces te regjistrimit duke perfshire deklarimin etnik dhe fetar. Kryeministri Berisha nuk ka ngurruar ti sulmoje ashper perfaqesuesit e Aleances Kuq e Zi te cilet kane kontestuar censusin Pollo.