Presidenti Bamir Topi ngushellon familjen e gjyqtarit Konomi
Nje dite pas kryerjes se ceremonise mortore te gjyqtarit Skerdilajd Konomi te ekzekutuar ne nje atentat mafioz paraditen e se premtes Presidenti i Republikes Bamir Topi ka vizituar familjaret e tij. Kreu i shtetit eshte shoqeruar nga kreu i gjykates se Vlores Artur Malaj si dhe anetare te kabinetit te tij. Vizita e ngushellimit eshte kryer pa pranine e mediave per shkak te refuzimit te familjareve te te ndjerit.
Presidenti Bamir Topi shprehu dhimbjen e madhe per kete humbje te rende qe sipas tij ka tronditur mbare opinionin publik shqiptar dhe ne menyre te vecante sistemin gjyqesor. Erdha te ngushelloj nga afer familjen Konomi e cila realisht po perjeton momente te nje dhimbje shume te madhe pas humbjes ne menyre shume tragjike te birit te tyre Skerdilajdit. do vrasje eshte barbare ne vetvete por menyra e ekzekutimit te vrasjes se gjyqtarit Konomi eshte nje shembull tipik i veprimit te krimit te organizuar krim me te cilin shteti punonjesit e tij perballen cdo dite ka thene kreu i shtetit pas vizites ne familjen e gjyqtarit te vrare. Presidenti Topi ka kerkuar zbardhjen sa me shpejt te ngjarjes dhe venien para pergjegjesise se autoreve. Inkurajoj punonjesit e policise ata te drejtesise qofte prokuroret gjyqtaret punonjesit e sherbimeve te tjera te cilet garantojne jeten e qytetarit qe te vazhdojne punen e tyre me vetemohim te bashkepunojne me njeri-tjetrin ne menyre shume profesionale ne menyre qe krimi jo vetem te luftohet drejtperdrejte por te parandalohet ne veprimet e tij. Une besoj se gjithe ai solidaritet i shprehur nga koleget e Skerdilajdit por edhe nga autoritetet me te larta te shtetit tregojne se ne jemi te gjithe se bashku per te forcuar ligjet dhe per te forcuar gjithcka qe te beje te mundur qe jeta e gjyqtareve jeta e punonjesve te shtetit por edhe e qytetareve te jete e garantuar ka perfunduar Presidenti Topi.
Nderkohe ne familjen Konomi hyjne dhe dalin te aferm dhe miq te Skerdit ashtu sic e therrisnin miqte per tu qendruar prane ne keto dite dhimbjeje. Gjyqtari 33-vjecar Skerdilajd Konomi baba i dy femijeve u be objekt i nje atentati mafioz mengjesin e se premtes. Ai gjeti vdekjen pak minuta pas nje shperthimi te telekomanduar ne makinen tip Mercedes Benz 250 D me targa VL6383B ne pronesi te bashkeshortes se tij. Ndonese kane kaluar me shume se 72 ore nga ekzekutimi i gjyqtarit Policia e Vlores nuk ka mundur te jape nje piste zyrtare ku po perqendrohen hetimet per zbardhjen e ngjarjes qe tronditi sistemin e drejtesise ne vend.