E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta masive në Kinë kundër masave anti COVID, miliona njerëz kërkojnë largimin e presidentit Xi

Pas 3 vitesh nën masa të rrepta kundër COVID-19, protestuesit kanë mbushur rrugët e Shangait duke kërkuar heqjen e tyre dhe largimin e Presidentit Xi Jinping dhe Partisë Komuniste. Protestat nisën si zemërim pas vdekjes së 10 personave nga zjarri në një bllok banesash në në Urumqi. Shumë besojnë se vdiqën sepse nuk ishin në gjendje të shpëtonin për shkak të kufizimeve të Covid, një pretendim që qeveria lokale e mohoi.

Demonstratat kanë shpërthyer në qytetet kineze dhe kampuset universitare, ndërsa njerëzit brohorisnin, “Jo teste PCR, ne duam liri!”, ndërsa u vendosën lule dhe u ndezën qirinj në nderim të viktimave nga zjarri.

Në protestën në Shangai, qyteti më i madh i Kinës dhe një qendër globale financiare, protestuesit bërtisnin parulla si “Xi Jinping, largohu” dhe “Partia Komuniste, largohu”. Protesta të tilla janë një pamje e pazakontë brenda Kinës, ku çdo kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe presidentit mund të rezultojë në dënime të ashpra.

Miliona njerëz janë të lodhur nga tre vjet kufizime të lëvizjes dhe testet e përditshme Covid. Zemërimi është përhapur në të gjitha cepat e Kinës, nga qytetet e mëdha në rajonet e largëta si Xinjiang dhe Tibet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›