Protesta, minatorët: Mesditën e e së hënës do hyjmë në grevë urie
TIRANE-Minatorët e Bulqizës vazhduan dje protestën e tyre për plotësimin e kushteve të punës dhe zgjidhjen e marrëveshjeve koncensionare që qeveria ka bërë me firma të huaja. Pas tubimit në qytet, 700 punonjësit shkuan para zyrave të kompanisë austriake ACR, e cila menaxhon aktualisht minierën e kromit në Bulqizë. Kreu i Konfederatës, Kolë Nikolli theksoi se mosmarrja e asnjë kërkese parasysh po shtyn gradualisht minatorët të ndërmarrin hapin ekstrem, atë të grevës së urisë. Nikolli shpjegoi se "të hënën mbyllet ferrokromi në Elbasan, pasi kjo uzinë punonte me lëndën e parë, kromin, që nxirrej nga Bulqiza". Dy ditë më parë, protesta e radhës u zhvendos në Tiranë, pikërisht para Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), ku minatorët këmbëngulën për një takim me ministrin. Biseda mes përfaqësisë së minatorëve dhe zv/ministrit Neritan Alibali zgjati rreth një orë, por sipas minatorëve, ky takim nuk solli asgjë të re. Ndërkohë dje, në ditën e 6-të të protestës minatorët deklaruan se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ditën e hënë në orën 12:00 do të futen në grevë urie.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)