E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen, aksidentohet për vdekje një 79-vjecare

RRËSHEN- Një 79-vjecare ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së sotme në qytetin e Rrëshenit. Viktima Dila Kola është përplasur për vdekje teksa tentonte të kalonte rrugën, në aksin Milot-Kalimash.

Drejtuesi i mjetet e ka pasur të pamundur të shmangë aksidentin, pasi gruaja e moshuar i ka prerë rrugën. Makina që e ka aksidentuar është me targa të Zvicrës dhe i përket shtetasit nga Prizreni i Kosovës, Afrim Ujka.

Polica ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›