E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëron Kancerin? Kubanezët e “Vidatox”: Ja pse e sollëm në Shqipëri

TIRANE-Pas skepticizmit dhe debatëve mes strukturave shëndetësore në vendin tonë për tregtinë e preparatit të kancerit “Vidatox”, drejtuesit e firmës farmaceutike që e prodhon “Labiofam” kanë zhvilluar një konferencë për shtyp dy ditë më parë në Tiranë.

Ata kanë shpjeguar se përse zgjodhën që ky preparat të tregtohet në Tiranë dhe cili do të jetë tregu i destinuar në të ardhmen i këtij preparati. “Zgjodhëm Shqipërinë për ta tregtuar, pasi Pharma-matrix, firma farmaceutike që e mori përsipër, na siguroi se në Shqipëri nuk ishte e ndaluar tregtimi i preparateve omeopatike, siç e kanë vendet e tjera të BE-së”, - kanë sqaruar ata. Në një panel të përbërë nga Yadila Betancourt Reyes (përgjegjëse për tregtimin e produkteve Labiofam), Caridad Clara Rodriguez, mjeke e cila ka marrë pjesë në ekipin shkencor të krijimit të “Vidatox” dhe mjekja onkologe, Mariela Guevara Garcia, e cila do të qëndrojë në Shqipëri për një muaj, ata kanë deklaruar se tashmë kanë dorëzuar kërkesën për regjistrim pranë FDA amerikane dhe shpresojnë që deri në fund të 2011-ës të mund ta registrojnë “Vidatox-in” dhe të kenë kështu të drejtën ta shpërndajnë në të gjitha vendet e BE-së.

Sipas tyre në total e kanë marrë këtë preparat, që ka në bazë helmin e akrepit blu, rreth 30 mijë persona, të cilët kanë shfaqur një përmirësim mjaft të ndjeshëm, nderkohe shume vende ne bote e kane ndaluar preparatin pasi konsiderojne se eshte teper i demshem. 

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›