E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan Junior Camp rikthehet ne Shqiperi edicioni i IV

Pas suksesit të tre viteve të para klubi më i sukseshëm në botë, Milan kthehet sërish në Shqipëri, me edicionin e katërt të “Milan Junior Camp”. Në bashkëpunim me sponsorin kryesor kombëtar Taçi Oil International, i cili sivjet mbështet gjithashtu projekte gjithëpërfshirëse në zhvillimin social e sportiv në Shqipëri, nga data 11 deri më 15 korrik, 300 fëmijë do të testohen nga trajnerët më të njohur të moshave të skuadrës italiane.

Pesë lojtarët e rinj më të talentuar do të jenë të ftuarit specialë të Milanit ku do të jenë pjesë e ceremonisë së madhe që do të mbahet në “San Siro”, me fëmijët që marrin pjesë në kampet për  të rinj në mbarë botën. Edhe një herë kjo mundësi e artë për fëmijët shqiptarë të apasionuar me futbollin vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm të “Taci Oil International’ me klubin e Milanit.

“Të investojmë sot për të rinjtë që nesër të shijojmë talentin e tyre, është shprehje e filozofisë së kompanisë materializuar tashmë prej katër vitesh në këtë projekt të jashtëzakonshëm. Realizimi i tij në shërbim të zbulimit, zhvillimit të talenteve por dhe pse jo në edukimin dhe argëtimin e tyre e ka kthyer këtë aktivitet në një traditë të vecantë e cila pritet me mjaft entuziazem. Jane me qindra fëmijë dhe të rinj që e kanë provuar këtë eksperiencë dhe shpresoj që shumë prej tyre të bëhen profesionistë të vërtetë dhe të na kënaqin me lojën e tyre. Konstatoj me shumë kënaqësi entuzuiazmin e miqve tanë të klubit të Milanit dhe kjo më nxit akoma më shumë të vazhdoj të mbështes këtë iniciative të mrekullueshme”-tha Rezart Taçi, President i grupit “Taçi Oil International”.

Përveç trajnerëve të njohur të moshave të Milan, të pranishëm në Tiranë do të jenë edhe disa nga emrat më të famshëm të historisë së kësaj skuadre. Ndërkohë që këtë vit prezantimi i ‘Milan Junior Camp” bëhet përmes angazhimit të veçantë të Zlatan Ibrahimovic.

"Jam krenar që një klub i rëndësishëm dhe i njohur si A.C Milan angazhohet dhe gjen kohë për të organizuar një eveniment kaq të rëndësishëm në Shqipëri. Shpresoj t’u dërgoj një  urim special për fat të gjithë lojtarëve të rinj që marrin pjesë në Kampin Milan Junior në Tiranë dhe t’u kujtoj se do të kenë shansin për tu trajnuar me metodat zyrtare të stafit teknik të A.C. Milan. Kam besuar gjithnjë në zgjerimin e angazhimit futbollistik në tregje të tilla si Shqipëria. Jam i sigurt se disa prej fëmijëve që shfaqin një talent të veçantë  do të përzgjidhen dhe do të ndiqen nga afër nga trajnerët e A.C. Milan. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që u ofrohet pasi u jep shansin të bëhen pjesë e familjes së madhe të Kuqezinjve. Ndjehem i nderuar që jam një lojtar i A.C. Milan, që ndjek  hapat e traditën e të tjerë lojtarëve ndërkombëtarë që kanë luajtur për një klub Italian”- tha Zlatan Ibrahimoviç, sulmues i skuadrës së Milanit.

Edhe në këtë edicion, do të marrin pjesë 300 fëmijë nga të cilët 200 do të mund të përzgjidhen ashtu sikurse dhe vitet e kaluara nga shorti që do të organizohet me biletat e përftuara nga blerja e 50 l karburant në pikat e kompanisë Taçi Oil. Shorti do të zhvillohet drejtpërdrejtë në ekranin e televizionin Albanian Screen, më 26 qershor në orën 17:30.

Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e enjte , 19 maj 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›