E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Greqi

Jane rikthyer perseri protestat e dhunshme ne Greqi. Gjithcka filloi me nje proteste paqesore e 500 emigranteve, te cileve i jane bashkuar edhe grupet e majta qe i mbeshtesin. Bashkimi i grupimeve te majta solli edhe tensionimin e situates, pasi grupet e ekstremit te djathte te kryesuar nga disa organizata neonazizte, kane sulmuar emigrantet. Por ka qene i menjehershem reagimi i policise greke, e cila nderhyri duke u perleshur per disa minuta me ekstremistet. Mesohet se 5 emigrante dhe 9 police kane ngelur te plagosur, te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten. Kunder sulmit ndaj emigranteve kane protestuar organizatat e majta dhe ato per mbrojtjen e te drejtave te emigranteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›