E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm 4 polic serbë i përgjigjen thirrjes për në punë

Prishtinë -Vetëm 4 policë serbë të rajonit të Prishtinës dhe Gjilanit, i janë përgjigjur ftesës se Qeverisë për kthim në vendet e tyre të punës. Ndërkohë, për 296 policë të tjerë të cilët kanë bojkotuar punën që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhënia e pagesës do të ndërpritet më 15 maj. Gjithsesi, qeveria e Kosovës ka lënë afat deri më 30 qershor për kthimin e tyre në vendet e punës.

Në anën tjetër humbjet në Buxhetin e Kosovës nga këto paga kalojnë shifrën mbi 1 milion euro. Zyrtarët e Policisë së Kosovës, vazhdojnë të kundërshtojnë faktin se policët serbë tashmë janë kyçur në strukturat paralele që funksionojnë në Kosovë. Ketë ditë më parë e kishte konfirmuar një polic serb. Policët serbë pengohen edhe nga Beogradi për t’u rikthyer në punë.

Oliver Ivanoviç, zyrtar i lartë në Qeverinë e Serbisë ka kundërshtuar kthimin e pjesëtarëve serbë në Policinë e Kosovës, pa përmbushjen e siç thotë ai të planit gjashtëpikësh të OKB-së Ivanoviq i ka thënë BBC-së se serbët e Kosovës nuk do të pranojnë asnjë institucion që prezanton shtetin e pavarur të Kosovës. (rtk/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›